Prurje të rëndësishme te Skënderbeu. Klubi korçar ka afruar 6 lojtarë. Skënderbeu ka firmosur me Klaidi Çela, Klejdi Paloka, Aldi Gjumsi, Ilir Dobjani, Elias Aarfort dhe Mario Beshiraj.
Nga ekipi janë larguar 3 futbollistë. Bëhet fjalë për Altin Ukiqi, Abiodoun Tayo dhe Rigels Hasaj. Aktualisht, skuadra kryeson Kategorinë e Parë me 47 pikë të grumbulluara. Objektivi kryesor mbetet rikthimi në elitë.
