Gjashtë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me vrasjen e reperit të njohur afrikano-jugor, Kiernan Forbes, i njohur gjerësisht si AKA, dhe mikut të tij të ngushtë, kuzhinierit të famshëm dhe sipërmarrësit Tebello “Tibz” Motshoane.

Të dy u qëlluan jashtë një restoranti në Durban një vit më parë, në një vrasje që tronditi afrikano-jugorët.

Policia tha se vrasësit ishin paguar për të synuar AKA, por nuk u zbulua asnjë motiv.

Të dyshuarit, të gjithë të moshës nën 36 vjeç, do të dalin në gjykatë të enjten.

6 të arrestuar për vrasjen e reperit të famshëm dhe mikut

AKA e filloi karrierën e tij muzikore si pjesë e grupit rap “Entity”, përpara se të niste karrierën e tij solo, duke fituar disa çmime në Afrikën e Jugut për muzikën e tij.

Ai njihej edhe ndërkombëtarisht dhe u nderua me disa nominime nga Black Entertainment Television (BET) dhe MTV Europe. Ai mori një nderim pas vdekjes në BET Hip Hop Awards vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb