Të paktën gjashtë persona u vranë pasi një kamion u rrëmbye nga një rrëshqitje balte e shkaktuar nga shirat e dendur në rajonin jugor peruan Ayacucho, tha qendra kombëtare e operacioneve të emergjencës (COEN).
COEN shtoi në platformën e mediave sociale X se anëtarët e Policisë Kombëtare, Ushtrisë, Korpusit të Përgjithshëm Vullnetar të Zjarrfikësve të Perusë dhe Bashkisë së Distriktit arritën të gjenin trupat e gjashtë personave që ishin të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në distriktin Anco.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Andina, “rrëshqitja e madhe e baltës” e zvarriti automjetin rreth orës 5:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, kur po udhëtonte në rrugën që lidh distriktet Anco dhe Llochegua.
Tonelata balte dhe uji e tërhoqën automjetin në një përrua më shumë se 100 metra të thellë, gjë që e bëri të vështirë shpëtimin.
Ndërkohë, një kamion tjetër që udhëtonte në të njëjtën rrugë u fundos pjesërisht, por pasagjerët arritën të shpëtonin pa lëndime.
Brigadat mjekësore nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë (Diresa) mbërritën në vendngjarje, duke bashkëpunuar me përpjekjet e shpëtimit dhe duke u kujdesur për të prekurit .
(A.A/BalkanWeb)