Kreu i PD Sali Berisha, pasi ka përfunduar procesin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, ka dhënë edhe një konferencë për shtyp.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala, Berisha foli mes të tjerash edhe mbi zhdukjen e ish zëvendës Drejtori i  AKSH-it Daniel Shima për rreth 10 orë.

Sali Berisha: AKSH-i është shpallur botërisht si kopshti personal e Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe baxhanakut. Janë publikuar nga mediat dokumente biseda e Gerond Meçes që hiqej si padron i AKSH-it për lidhjet me Frangun. Shkon dhe bisedon Gerondi, ai tjetri i thotë më ndihmo të fitoj një tender, sepse ka të dhëna të qarta që t’i e dominon krejtësisht AKSH-in dhe ABS është kompania e baxhanakut.

Që Armand Frangu u përmend për 60 mln euro kjo është e zakonshme.

Tani doli se një prokuror që e ka emrin Vladimirt Mara, kishte dosjen ku ishte regjistruar edhe ndërhyrja e Lindës. Tani kërkojnë Marës të zhdukë regjistrimet, por në fakt ekziston një kopje.

Një njeri që i dinte të gjitha ishte Shima. Cili zyrtar i lartë është kërcënuar personalisht nga Rama? Shima është nga të paktët. Asnjë gazetar nuk ka arritur ti marrë një deklaratë. Nuk i beson askush deklarata e tij se u zu me partneren.

Qytetari digjital thotë se u torturua për orë të tëra me shkopa bejzbolli.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb