Në Vlorë është mbajtur sot konferenca ndërkombëtare “drejt së ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime”. Gjatë fjalës së tij në konferencë, zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi mes qeverisë vendore dhe asaj lokale, referuar edhe rindërtimit në rastin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti.

Ahmetaj ka folur për rilindjen dhe faktin që është një nismë e iniciuar nga Kryeministri, e nisur fillimisht në Tiranë e më tej në të gjithë vendin.

“Shpesh zgjidhjet për çështje të mëdha për sfidat e mëdha, sfidat gjenden në pushtetin lokal. Shërbimet utilitare pandemi kujdesi për ambientin infrastruktura publike etj.

Rindërtimi pas tërmetit, kombinimi i bashkëpunimit vendore dhe qendrore. Dua të ndaj me ju që të 11 kryetarët e bashkive të zonës së dëmtuar kanë qenë në krye të detyrës 24 orë pranë komuniteteve.

Rilindja urbane ishte një ide dhe ambicie e kryeministrit e nisur në miniaturë në Tiranë dhe më tej e aplikuar në të gjithë Shqipërinë, me fokus qytetet dhe komunitetet, 600 mln dollarë investime, 1 mije projekte”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb