Në Presidencë është zhvilluar sot një aktivitet në kuadër të 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Finlandën.

Kreu i Shtetit Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton se ka nderuar me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë në Finlandë”, si dhe simotrën e saj Shoqatën “Miqtë e Finlandës në Shqipëri”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në kuadër të 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Finlandën dhe me mirënjohje për kontributin e vyer për thellimin e marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë nderova me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë në Finlandë”, si dhe simotrën e saj Shoqatën “Miqtë e Finlandës në Shqipëri”.

Falenderues të dy shoqatave për përpjekjet e vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë, kulturës dhe traditave të popullit shqiptar, ndihmesës së vazhdueshme për diasporën tonë në Finlandë, si dhe për mbështetjen për futjen dhe aktivizimin e vendit tonë në organizatat dhe organizmat ndërkombëtare. Le të urojmë më të mirën për 100 vitet e ardhshme të marrëdhënieve shqiptaro-finlandeze!”, shrkuan Meta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb