Për 67 ditë me radhë mbahen protesta masive në vend kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit.
Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme duke paralajmëruar se revoltat do të vazhdojnë deri në largimin e tij.
Edhe këtë të mërkurë qytetarët do të mbushin sërish sheshin para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe hetimin e tij, gjithashtu edhe të politikanëve të tjerë të korruptuar, që sipas tyre janë përgjegjës për plagët sociale me të cilat përballet vendi, si emigrimi apo varfëria ekstreme
Në javët në vijim pritet të mbahen protesta të mëdha kombëtare me pjesëmarrjen masive të diasporës.
