Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar protestën e 68-të radhazi kundër qeverisë.

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët marshojnë duke brohoritur “Ju erdhi fundi” dhe “Revolucion”, ndërsa theksojnë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sot shënohet dita e 68-të e protestave, ndërsa qytetarët u mblodhën sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit. Pasi u stacionuan si fillim te sheshi Skënderbej, ata nisën marshimin drejt Kryeministrisë, mes thirrjeve; “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.

Protestuesit akuzojnë qeverinë, kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje e korrupsion ndërsa shprehen të vendosur se duhet të largohet nga qeveria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: