Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot edhe 68-vjetorin e lindjes së heroit nga Kosova Adem Jashari.

Në një postim në Facebook, Rama nderon figurën e tij, ndërsa thotë se “erdhi në këtë botë Ditën e Flamurit dhe iku pasi e la trupin si një monument të shtrirë”.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar”, shkruan Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb