Vuani nga migrena dhe nuk dini çfarë të bëni në kulmin e dhimbjes? Ja disa gjeste të thjeshta që do ju ndihmojnë. Dhimbja e migrenës është e padurueshme dhe ajo nuk do ju lejoje të përqendroheni aspak në punë. Për t’u qetësuar sa më shpejt, ja 7 gjeste “shpëtimtare”.

PINI UJË
Mund të duket e çuditshme, por jep rezultat. Dhimbja e kokës mund të jetë edhe një sinjal alarmi që trupi është i dehidratuar. Kujdes! Uji i ftohtë mund ta acarojë edhe më shumë situatën, kështu që pini ujë ambienti.

MASAZHONI KOKËN
Ja pra që nuk qenka mit. Masazhimi i kokës mund ta qetësojë vërtet migrenën. Kjo lidhet me prekjen e nervit oksipital që, në fakt, ndodhet sipër qafës. Nëse e shtypni pak atë do ndiheni më mirë. Nga ana tjetër masazhoni lehtësisht tëmthat, me pas majën e kokës, e dalëngadalë, duke zbritur deri tek qafa me lëvizje rrethore.

TËRHIQUNI
Migrena shpesh shkaktohet nga dhimbjet muskulore. Për t’u qetësuar mundohuni që të tërhiqni qafën, ta lëvizni atë në disa drejtime dhe keni për të parë rezultatet.

PËRDORNI VAJIN ESENCIAL TË MENTËS
Ky vaj esencial përshpejton fluksin e gjakut, duke e relaksuar më shumë trupin. Mund ta përdorni edhe për të fërkuar tëmthat.

PINI KAFE
Ndonjëherë migrena mund të shkaktohet edhe nga një zgjerim i enëve të gjakut tek pjesa e kokës. Kafeja do t’i ngushtojë disi ato dhe presioni në kokë do qetësohet.

MBANI NJË LAPS ME DHËMBË
Mund t’ju duket qesharake, por, nëse e provoni të mbani lehtësisht me dhëmbë dhe me buzë një laps do e shihni që do jua qetësojë dhimbjen. Gjithçka lidhet me sforcimin e muskujve te nofullës. Stresi i madh shpesh bën që t’i shtrëngojmë nofullat dhe kjo mund ta acarojë migrenën. Mbajtja e lapsit me qetësi ka efekt të kundërt.

BENI DUSH ME UJË TË NXEHTË
Uji i nxehtë ndihmon muskujt të lëshohen dhe në rast migrene kjo mund të jetë zgjidhja për t’u qetësuar. Lëreni ujin të rrjedhe në fund të qafës dhe do shtensionoheni tërësisht.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: