Kryeministri Edi Rama ishte sot në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut të vyer në arsimin shqiptar me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Rama u shpreh se tre janë gjërat që janë përmirësuar në lidhje me mësuesit, vendosja e autoritetit, shpërblimi ndaj kësaj kategorie dhe meritokracia në zgjedhjen e mësuesve.

Edi Rama: Më vjen mirë që më jepet mundësia të adresoj këtë audiencë me një përfaqësi të atyre grave e burrave që kujdesen për fëmijët e Shqipërisë dhe besoj që e di shumë mirë se sa e vështirë duhet të jetë puna juaj në kushtet kur shumëçka ka ndryshuar për mirë por edhe kur shumëçka ndryshon me një shpejtësi marramendëse për shkak të teknologjisë.
Kemi arritur 3 gjëra shumë të rëndësishme që duken si 3 gjera që nuk duhet të diskutoheshin ndonjëherë.

E para është që autoriteti i mësuesit ishte një autoritet i nëpërkëmbur si sjka më keq për shkak pasigurisë të vendit të punës.
E dyta është meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve dhe promovimin e tyre në karrierë.
E treta është shpërblimi i mësuesve që ishte i pamjaftueshëm në kushtet kur sfida e të qenit mësues bëhet gjithmonë e më shumë e vështirë. Sot mësuesit janë plotësisht të lirë të kenë çfarëdo opinioni politik të duan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb