7 pikë diferencë në 7 javë nuk janë një hendek i vogël, por as e pamundur. Në Napoli, pas suksesit kundër Milan, nga tifozët deri te presidenti De Laurentiis, të gjithë besojnë se mund të konkurrojnë për titullin në Serie A deri në fund. “Napoli për titull”, shkruan Corriere dello Sport, duke iu referuar deklaratës së Aurelio De Laurentiis.

Bosi i bluve karikon ekipin me këtë deklaratë, po përpiqet t’i jap zemër edhe pse është e qartë që nuk do të jetë e lehtë të mbrojë titullin në Serie A. Në fakt, ky objektiv nuk është dhe aq i pa bazë, kjo pasi duke nisur nga kjo fundjavë, Inter udhëton në transfertë përballë Como, ndërsa Napoli në Tradini përballë Parma-s.

Nëse ekipi i Chivu lë pikë këtë periudhë, presioni do të shtohej jashtë jashtëzakonisht te zikaltër, për këtë janë të vetëdijshëm në radhët e Napolit, por më parë edhe ata duhet të bëjnë saktë detyrat e shtëpisë.

Në Itali, opinioni është i ndarë në këtë pikë, me ekspertët që nuk e nxjerrin Napolin nga kjo garë, por dukshëm Inter është favorit, kjo pasi këtë sezon ndryshe nga një vit më parë nuk janë të angazhuar në Champions, janë all-in në Serie A për të siguruar titullin e 21-të në histori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb