7 pikë në 8 ndeshjet e fundit janë shifra që tregojnë qartë krizën e madhe që ka mbërthyer “Zonjën e Vjetër”. Juve ndalet sërish, këtë herë në një barazim pa gola përballë Geona-s, duke humbur terren në raport me Milan, minus 3 pikë, por shqetësues është fakti që Bologna e Roma po i afrohen ndjeshëm duke i kërcënuar zonën Champions. Në “Allianz Stadium”, si rrallë herë këtë sezon, Allegri kishte në dispozicion thuajse formacionin e tij më të mirë, por Geona i vendosi jo pak në vështirësi në minutat e para.

Juve mori më pas kontrollin e lojës duke ushtruar presion. Në pjesën e dytë, Allegri ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë, Rabiot, Ylldiz dhe Iling Junior, ishte pikërisht sulmuesi anglez që lëshoi sinjalin e parë duke goditur shtyllën pingule. Allegri hodhi në fushë edhe Kean, por edhe sulmuesi italian ishte i pafat teksa goditja e tij u përplas sërish në shtyllë. Nuk ishte në ditën e tij më të mirë as Dusan Vlahovic, i pasaktë dhe nervoz, madje në fundin e ndeshjes u ndëshkuan dy herë më karton të verdhë duke bërë që Juve të mbyll ndeshjen me 10-të lojtarë dhe me një pikë pas barazimit 0-0. Sulmuesi serb po kthehet në shqetësim për drejtuesit e klubit të cilët po mendojnë ta gjobisin për sjelljen e tij në këtë fund takimi.

Allegri
Allegri

“Kërkonim të fitonim me çdo kusht këtë sfidë, kjo na bëri të ishim nervoz në pjesën e parë. Objektivi ynë është të kualifikohemi në Champions, na duhen 11 pikë në 9 ndeshjet e fundit. Për momentin jemi në vështirësi, është e kotë të fshihet. 7 pikë në 8 ndeshjet e fundit? Unë punoj për Juven, kam një objektiv, me vjen keq për këtë moment që po kalojmë”, u shpreh Allegri.

La Gazzetta
La Gazzetta

Ky “X” përballë Geona-s nuk u prit mirë nga tifozët të cilët vërshëllyen ekipin, ndërsa La Gazzetta dello Sport shkruan se tani Allegri është në dyshim të fortë për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb