BRITANI- Ndonëse ajo është vetëm 7 vjeçe, letra e saj ka bërë xhiron e botës, pasi destinuesi ishte i veçantë; për ish-kryeministrin e Britanisë, David Cameron. Charlotte McLellan kishte shkruajtur një letër drejtuar Cameron, ku shprehte keqardhje për dorëheqjen e tij. Pasi e shkruaji letrën, ajo ia tregon nënës së saj, ndërsa kjo e fundit e përgatiti vajzën se ndoshta nuk mund të kishte një përgjigje.

Por ish-kryeministri e ka befasuar vogëlushen, ndërsa nuk ka nguruar që ti kthejë asaj përgjigje, duke e falënderuar për fjalët.

LETRA:
I dashur, David Cameron. Unë jam 7 vjeçe. Jam shumë e mërzitur që ju latë punën, pasi do jesh kryeministri që unë kam dashur gjithmonë. Shpresoj që të keni një jetë të mirë. Do t’ju shoh gjithmonë si liderin tim. Do më mungosh si kryeministër. Nga Charlotte McLellan. Ju nuk më njihni mua, por unë ju njoh juve.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: