INDI – “Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë”! Këto kanë qenë fjalët e një nënë të “re”, e cila solli në jetë fëmijën e saj në moshën 70-vjecare.
Daljinder Kaur lindi djalë muajin e kaluar, por vetëm të martën lajmi pushtoi të gjitha mediat e huaja.

70-vjeçarja ishte trajtuar për dy vite me metodën IVF në një klinikë fertiliteti në shtetin verior të Haryanas, bashkë me bashkëshortin e saj 79-vjeçar.
Besohet se Daljinder është gruaja më e moshuar në botë që ka lindur një fëmijë, duke arritur Rajo Devi Lohan po ashtu 70-vjeçare, e cila lindi një vajzë pas trajtimit në të njëjtën klinikë.

Pavarësisht kritikave, Kaur tha se nuk ishte shumë e vjetër për të qenë nënë duke shtuar se jeta e saj nuk ishte e kompletuar pa djalin të cilin e ka quajtur Armaan.

Fëmija është ngjizur duke përdorur spermën dhe vezët e çiftit. Djali, që më 19 prill kur lindi ishte peshonte 2 kg, gëzon shëndet të mirë, thuhet në një njoftim të klinikës. “Zoti i dëgjoi lutjet tona, tashmë jeta jonë është e kompletuar’-ka thënë 70-vjecarja. Ajo dhe bashkëshorti Mohinder Singh Gill kanë 46 vjet martuar.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb