ELBASAN
Është përkujtuar gjatë një aktiviteti të organizuar ne Teatrin “Skampa” te Elbasani, 74 vjetori i çlirimit te këtij qyteti, ku veterane të Luftes nacional Çlirimtare, të afërm të familjeve te dëshmoreve, qytetarë e pushtetarë vendorë morën pjese ne ceremoninë përkujtimore kushtuar 23 partizaneve te Brigades se XV Sulmuese, të cilët dhanë jetën për çlirimin e kryeqendrës se Shqipërisë se Mesme.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka cilësuar një nga ditët më të shënuara për Elbasanin, ditën e çlirimit të këtij qytetit. Ai duke folur para të pranishmeve në aktivitetin përkujtimor kushtuar kësaj dite të shënuar deklaroi se është e turpshme gjithçka ka ndodhur në gjithë këto vite të demokracisë si dhe debatin që po zhvillohet akoma lidhur me ditën e çlirimit të Shqipërisë, ‘29 Nëntori’.
“Tashmë për këtë ditë janë të gjitha faktet të publikuara edhe nga arkivat e ushtrise gjermane . Ne duhet të bëjmë shumë më shumë për ta ruajtur kujtimin e historisë së Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare .Jemi të bindur që do kemi sa me shumë brez të ri per ta transmetuar këtë .Nuk ka në historinë e Shqipërisë një moment kaq të rëndësishëm . Jemi i vetmi komb që jemi çliruar vetëm me forcat tona,vetëm përmes Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare . Gjaku i derdhur nga dëshmorët është një angazhim me shumë për politikanët sot që jo vetëm të përmbushim një angazhim që ende nuk është aty ku duhet sikurse është statusi i familjeve të dëshmorëve për të cilën në ditët në vijim kuvendi e përfundon dhe do kemi më në fund një ringritje të nderit, të perkujtimit, të mirënjohjes që ka shoqëria shqiptare ndaj atyre që kanë dhënë gjak jo vetëm për çlirimin e atdheut, por edhe për proceset e tjera te rëndësishme transformuese, demokratizuese .Prandaj unë sa herë që ndodhem në keto aktivitetet nuk rresht se përmenduri faktin që Elbasani është dhe mbetet një krahine shumë e rendësishme që i ka dhenë atdhetarisë, i ka dhënë në 1924. I ka dhënë në 1944 dhe të jeni të sigurt që Elbasani do të vazhdojë të japë kulturë, do vazhdojë të japë dije, mirësi dhe atdhedashuri, por më shumë se kaq do i japë shumë më tepër europianizëm Shqipërisë. Unë nuk jam fare dakord me një prirje të ndonjë pjese të spektri politik për ta quajtur Elbasanin si djepi i krimit se këtu mbizotërojnë bandat. Elbasani për ata që jetojnë në Elbasan e dinë fare mirë që është një qytet shume i jetueshëm. Detyra jonë është ta bëjmë më të jetueshëm çdo dite në çdo cep te tij. Detyra jone është t’i shërbejmë sa me shume këtij populli kaq të mirë. Ne kemi nderin të jemi përfaqësuesit e një prej krahinave më me emër të Shqipërisë me qendër Elbasanin”-tha Balla.
Ne aktivitetin e organizuar me rastin e 74 vjetori i çlirimit të këtij qyteti nuk kane qe të pranishëm përfaqësues te opozitës, ndryshe nga një dite me pare kur në ceremoninë kushtuar Ditës se Çlirimit të Librazhdit ishin edhe përfaqësues të opozitës dhe të pranishmit i përshëndeti edhe kreu i Degës Lokale të PD , Bujar Vreto.
(d.d/BalkanWeb)
