28 Nëntori, Festa e Pavarësisë është shënjuar me një ngjarje madhështore në Sallën e Koncerteve “Neço Muko – Himarjoti” në Himarë. Publiku i Himarës dhe miqtë nga Vlora dhe qytete të tjera të Shqipërisë u përfshinë në një atmosferë emocionuese, ndërsa artistët virtuozë të muzikës klasike shpalosën një performancë të mrekullueshme në skenën e sallës.

Në këtë ngjarje të veçantë, Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, dhe personalitete të tjera nga institucionet vendore dhe artistike nderuan me praninë e tyre.

Në këtë mbrëmje të posaçme, ku kujtua Çlirimi i Shqipërisë, muzika klasike lëvizi hapin për të lënë vendin për tingujt popullore. Iso Polifonia, e mbrojtur nga UNESCO, soll emocione të tjera për dashamirësit himarjot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb