Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë “Sy m’Sy” ku u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë u ndal tek kontrata e lobimit të PD me vlerë 6 mln dollarë, ku tha se kjo mund t’i duket normale vetëm atyre që “pinë ujë kënete”.
“7×7 nuk bëjnë 6 milionë për ne, por për të gjithë ata që pinë ujë kënete dhe e derdhin çdo mëngjes këtu, mund të bëjnë edhe 6 mld edhe janë ok. Del me paturpësi edhe ndonjë kukumjaçkë e kënetës dhe thotë :e mo s’ka gjë se aq bën një verë që pi Edi Rama”, tha ai.
(BalkanWeb)
