Në verë tifozët e Juves nisën të ëndërrojnë për gjëra të mëdha, rikthimi i Pogba-s në Torino shihej si një sinjal pozitiv, klubi siguroi falas shërbimet e një mesfushori të klasit botëror. Pogba firmosi një kontratë deri në 2026 nga ku përfiton 8 milionë euro në sezon, plus bonse.

Pogba
Pogba

Pogba shihej jo vetëm si personi që Allegri do t’i besonte çelësat e mesfushës, por dhe si imazhi i klubit jashtë fushë. Deri më tani, Pogba nuk ka bërë asgjë prej tyre, zero minuta në fushë, ndërsa rikthimi i tij pritet të ndodh në 2023, nëse nuk pëson ndonjë dëmtim tjetër. Nuk po bën as rolin e imazhit për klubin, pasi më shumë është lakuar për problemet e tij familjare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pogba humbi dhe mundësinë për të qenë i pranishëm në Botërorin e Katar. Ky Botëror është një risi absolute pasi për herë të parë zhvillohet në dimër, por në Katar rrezikojnë të mos shkojnë një pjesë e mirë e yjeve të futbollit Botëror. I fundit që ngriti “flamurin e bardhë” ishte Pogba, ndërsa rrezikon shumë edhe Lukaku, belgu pësoi një tjetër dëmtim pikërisht në ditën që sapo ishte rikthyer në fushë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb