Të paktën tetë persona u plagosën pasi një zjarr masiv shpërtheu në një fabrikë kimike në shtetin verior indian të Punjabit, tha policia.

Zjarri shpërtheu në fabrikë në rrugën Kurali-Chanalon në lagjen Mohali, rreth 30 km në perëndim të Chandigarh, kryeqyteti i Punjabit.

“Tetë persona, shumica punëtorë, u plagosën nga flakët dhe ata u dërguan menjëherë në spitalin më të afërt”, tha një oficer policie. “Gjendja e katër punëtorëve mësohet të jetë e rëndë”.

Zjarrfikësit e kishin “një kohë të vështirë” për të kontrolluar zjarrin dhe u dëgjuan shpërthime, tha oficeri i policisë.

Shkaku i zjarrit nuk dihet menjëherë. Policia ka regjistruar një rast dhe ka urdhëruar një hetim për ngjarjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb