Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë konferencës për mediat, sqaroi se nga kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit, mësohet se janë 80 prova që provojnë korrupsionin e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Bardhi tha se këto prova faktojnë që akuzat ndaj Ballukut nuk janë politike, por mazhoranca kërkon ta mbrojë dhe të pengojë drejtësinë.
Gazment Bardhi: Informojmë opinionin publik se kërkesa e SPAK, përvecse është argumentuar ligjërisht, mbështetet nga një numër i konsiderueshëm prova, rreth 80, të ndara në disa volume dhe në mijëra faqe, që provojnë atë që në fakt ka detyrë Kuvendi, se nuk ka asnjë të dhënë për akuzë politike.
Sic jeni në dijeni, SPAK e ka marrë të pandehur Ballukun për tunelin e Llogarasë, e ka person nën hetim për një nga lotet e Unazës së Tiranës, ndërkohë që në kërkesën e sjellë në Kuvend sqaron se e ka nën hetim edhe për 9 procedura të tjera, ku përfshihen 6 procedura për lotet e Unazës së Tiranës, koncesioni i rrugës Thumanë-Kashar dhe 2 procedura prokurimi për mirëmbajtje rrugës. Nuk bëhet fjalë për procedura mijëra euro, totali që akuzohet qeveria e Ramës ka vlerën e 1 mld euro.
Dhe ky është rasti i parë që një zyrtar i lartë që akuzohet për korrupsion për 11 procedura, që ka paracaktuar cdo fitues dhe ku duhet të shkojnë paratë e përfituara, ku ka zbatuar me prova të SPAK, porositë e Ramës, tentohet të zvarritet, të blihet kohë dhe të pengohet drejtësia.
