Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, përkujtoi 80-vjetorin e bombardimit të Hiroshimës, duke e cilësuar atë si një paralajmërim për rreziqet e regjimeve diktatoriale.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se nazizmi, fashizmi dhe abuzimi me fenë apo nacionalizmin mund të çojnë sërish në katastrofa globale.

Shehu përmendi paralajmërimin e Papa Françeskut për një “Luftë të tretë të fragmentizuar”, duke e cilësuar aktualitetin shqetësues. Ai apeloi që historia të mos harrohet, për të mos u përsëritur.

Postimi i deputetit të PD-së, Tritan Shehu:

Hiroshima, 80 vite me pare, nuk duhet harruar!

Nuk duhet harruar ku e cuan Boten nazizmi, fashizmi…

Ku mund ta cojne perseri rregjimet, diktaturat e neo diktaturat…

Terrorizmi, indokrinimet vrasese…

Keq perdorimet e fese, te nacionalizmave.

Qe ne fakt po cojne perseri drejt nje katastrofe te re.

Qofte dhe tek “Lufta e trete e fragmentizuar”, sic e ka quajtur Papa Francesko.

Hiroshima nuk duhet harruar.

Si nje prelud i mundshem drejt epokalipsit ne epoken e zhvillimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb