Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 82-vjetorin e vdekjes së poetit tonë, Migjeni.

Meta shprehet se grushti migjenian ndaj malit që nuk bën zë, është ende një kryesimbol.

Sipas Metës, grushti që na tregonte Migjeni nuk është tjetër gjë përpos barbarisë, pushtetit të pafre dhe korrupsionit galopant.

Meta2
Meta2

Postimi i presidentit Ilir Meta:

“GRUSHTI MIGJENIAN NDAJ MALIT QË S’BZAN ËSHTË ENDE NJË KRYESIMBOL”

Në 82-vjetorin e kalimit në përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si i paharruari Moikom Zeqo, mund t’i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e forta të kryeveprave të Tij:

“O, si nuk kam një grusht të fortë” – kjo thirrje e apostrofuar e Migjenit është e shumëkuptimshme.

Migjeni flet për një grusht shpirtëror ndaj së keqes shekullore, prapambetje e mendësisë së gurëzuar…

Sa intelektualë shqiptarë, fatkeqësisht, turpërisht, përsëritën servilizmin ritual, duke përdhosur kështu vetveten.

Mali që s’bzan!

Sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit…

Grushti Migjenian ndaj malit që s’bzan, është ende një kryesimbol.

Të plogëtit, le të vegjetojnë, në kalbësirën e tyre morale, kundërmuese, sulfurike, fosilizuese, vetëshkatërruese përfundimisht, fatalisht.

Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyen kohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave  mendore. Konstrukton shpresën. Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore”. ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: