Kryeministri Edi Rama theksoi se administrata e Kuvendit duhet të modernizohet, duke shtuar se është i domosdoshëm të mbështetet një transformim teknologjik si edhe një kalendar i qartë për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë.

 

“Dy ministret që drejtojnë negociatat, është pjesa që lidhet me fazën përpara përmbylljes së negociatës mbi të cilin do tekst, duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për të dëgjuar nga grupi. Pra duhet shumë më tepër informacion i ndërsjellë që për shkak të ekspertizës së tyre mund të kontribuojnë, pra këtë format të sotëm që është një format i domosdoshëm. Ndryshimet brenda për brenda pushtetit, e nisëm me Komisionet, sot patjetër që qoftë nga kryetarët e komisioneve apo anëtarët e interesuar për të diskutuar do të dëgjojmë opinionin që keni lidhur me këtë formulë të re dhe duhet ta vazhdojmë me administratën e Kuvendit që kemi kohë që themi që duhet të modernizohet dhe mbështet nga një transformim i rëndësishme teknologjik dhe nga ana tjetër duhet një kalendar i qartë për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Asnjë nga këto nuk pengon një pjesë të madhe të punës që bëjmë, por ndihmojnë për t’i dhënë hapësirë dhe energji punës së deputetëve. Ribraktisja e territorit nuk mund të jetë opsion për këtë grup parlamentar dhe për këtë do flasim më konkretisht në Asamble, por 83 mandatet e kërkojnë këtë më ngulm. 83 mandate imponojmë shumë gjëra për këtë forcë politike duke nisur që nga detyrimi që fundin e 2027 t’u themi që ne e bëmë atë për të cilën ju kërkuam votën, i mbyllëm negociatat në BE. Më pas detyra tjetër është këmbëngulja me të gjitha qeveritë për integrimin europian”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: