Në rubrikën “Opinion” në News24 u diskutua për 88-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ku të ftuara ishin Antigoni Suli, specialiste e politikave kulturore dhe Mirela Ylli, drejtoreshë e bibliotekës publike Durrës.

Ylli u ndal te Klubi i Leximit, ku tha se u krijua në ditën e ditëlindjes së Kadaresë, ndërsa Suli e quajti Ismail Kadarenë si gjeniun e letrave shqipe.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli: Klubi i leximit u krijua në ditën e ditëlindjes së Ismail Kadaresë. Klubi i leximit mban emrin e Gjergj Vlashit. Qëllimi klubit është afrimi i lexuesve me librin, si dhe shkëmbime mendimesh. Në klubin e leximit s’ka vetëm poetë, shkrimtarë, por janë të gjithanshëm. Janë inxhinierë, gazetarë, mësues, pra është një gamë e gjerë.

Suli: Kadare është gjeniu i letrave shqipe. Vepra e Kadaresë ka vazhduar të mbetet po aq e rëndësishme. Është një prezantim i jashtëzakonshëm me botën e sidomos me atë perëndimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: