Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, u shpreh sot gjatë emisionit “Studio 24”, se në 13 vitet e qeverisjes socialiste, janë çuar dëm 9.3 mld euro, nga taksat e shqiptarëve.

Ai renditi disa prej veprave të mëdha të infrastrukturës si tuneli i Llogarasë, tuneli i, aeroporti i Vlorës, superstrada Thumanë-Kashar që Prençi tha se po e mbushin për të pestën herë.

“Kam folur me dy inxhinierë të zotët, investime të rëndësishme, si tuneli i Llogarasë, tuneli i Murrizit u ça, aeroporti i Vlorës, superstrada Thumanë-Kashar po e mbushin për të pestën herë, Ecoparku që nuk dihet ku është, të gjitha veprat infrastrukturore që kanë kushtuar 9.3 mld euro sipas raportit të KLSH, të gjitha kanë rënë, korrupsion masiv”, tha ish-drejtuesi i policisë.

Shemsi Prençi: Këtu nuk e njohin dorëheqjen. Kam folur me dy inxhinierë të zotët, investime të rëndësishme, si tuneli i Llogarasë, tuneli i Murrizit u ça, aeroporti i Vlorës, superstrada Thumanë-Kashar po e mbushin për të pestën herë, Ecoparku që nuk dihet ku është, të gjitha veprat infrastrukturore që kanë kushtuar 9.3 mld euro sipas raportit të KLSH, të gjitha kanë rënë, korrupsion masiv.

Nuk themi tani e ka fajin ministri, por e ka fajin SPAK. Zv/kryeministres, me gjithë këtë nivel të lartë korrupsioni i bëhet mandati 12 vjet,  prokurorit të SPAK i bëhet 9 vjet.

Ministria e Brendshme nuk ka ndërmarrë asnjë aksion me policinë e Shtetit, që e kanë hetuar vetë. Janë goditur njerëz që bëjnë trafik armësh por jo ata që kryejnë vrasje cdo natë/

Prokurorët e SPAK duhet t’i kenë masat e sigurisë edhe pas mbarimit të mandatit.

Presidenti aktual ka kaluar 6-7 raste të situate e të jashtëzakonshme dhe ska mbledhur Këshillin e Sigurisë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb