Nuk ndalet rrugëtimi i Brooklyn Nets në Konfeencën e Lindjes në NBA, që është skuadra më e mirë momentalisht në NBA. Nets korrën fitoren e 9-të radhazi, duke mundur 125-117 Cleveland dhe ngjiten në vendin e tretë.

Irving dhe Durant realizuan nga 32 pikë secili, duke bërë diferencën në fushë. Edhe pse e nisi sezonin shumë keq, Brooklyn dalëngadalë u rikthye në pretendimet e zakonshme, kjo edhe falë rikuperimit të yjeve dhe formës së mirë të dyshes Durant-Irving.

Po në këtë konferencë fiton edhe Miami Heat, që mundi vetëm në fund 113-110 Minnesotan, sfidë ku diferencën e bëri stoli i ekipit nga Florida, nga ku erdhën 45 pikë, duke i bërë të pavlefshme 50 pikët e dyshes Edwards-Reids të miqve nga Minnesotta. Ky sukses ngjit Miamin në vendin e tetë, ende larg objektivit në zonën e sigurtë të play-off.

Ndeshja më e bukur ishte ajo e luajtur në Detroit, ku pas kohës shtesë fitoi ekipi i Los Angeles Clippers, që mundi 142-131 Pistons jashtë fushe. Sfidë spektakolare, ku për miqtë u dallua Paul George me 32 pikë e 11 asist. Me këtë fitore, Clippers ngjiten në vendin e katërt në Perëndim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb