Leo Messi nuk di të ndalet, me “pleshtin” që vijon të shënojë dhe duke shfaqur një formë të mirë fizike. Legjenda argjentinasi ishte edhe një herë protagonist për ekipin e tij, Inter Miami në suksesin 3-2 që arritën në transfertë përballë Neë York City.

Në minutën e 61-të, Messi ekzekutojë saktë një goditje dënimi duke barazuar shifrat në 2-2. Ky ishte goli i tij i 901 në karrierë. Në distancë, Messi dhe Ronaldo vijojnë betejën e tyre se kush do të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit botëror.

Në moshën 38-vjeçare, forma e mirë e Messi është një lajm i shkëlqyer edhe për përfaqësuesen argjentinase që shpresojnë që Messi t’i udhëheq si protagonistë në Botërorin “FIFA2026”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb