Lionel Messi zbarkoi në Delhi në etapën e tij të katërt dhe të fundit në Indi. Pas kaosit që shkaktoi vizita e tij në Kalkuta, ku tifozët tentuan të pushton fushën, këtë herë forcat e rendit dhe organizatorët kishin marrë masa duke shmangur çdo incident të mundshëm.
Vizita e Messi-t në Indi po bën shumë zhurmë, ndërsa lajmet që vijnë janë nga më të çuditshmet. Së fundmi, sipas mediave lokale, stafi i Leo Messit ka planifikuar edhe takime private mes Messit dhe personazheve VIP në Indi.
Gjithnjë sipas mediave, një takim kokë më kokë me legjendën argjentinase kushton afro 93 mijë euro.
