“Casino Royal”, ky është titulli epik i të përditshmes franceze ‘L’Equipe’ që zbulon projektin e Real Madrid në merkato. Florentino Perez dhe Zinedine Zidane janë duke përpiluar listën e shpenzime, lojtarët që do të afrojnë në verë për të rikthyer sërish mbretërorët në majën e futbollit europian.

Lequipe
Lequipe

Shuma që kanë ndërmend të shpenzojnë në merkato shkon përtej logjikës, 500 milion euro, e të mendosh që këtë shumë do ta përdorin vetëm për 3 lojtarë: Mbappe, Pogba dhe Eden Hazard. Ylli i PSG është objektivi kryesorë, gjithçka për momentin rrotullohet rreth tij.

Mbappe
Mbappe

Tia rrëmbesh sheikut Al-Khelaifi xhevahirin e tij më të çmuar nuk është aspak e lehtë, por në kushtet ku duhet të bëjnë llogaritë me rregullat e Fair Play financiare, Al-Khelaifi mund të bëjë një lëshim, gjithnjë nëse nuk sakrifikon me përpara Neymar. Në këtë pikë, Perez mund të futet sërish në valle pasi braziliani është një dëshirë e tij e vjetër por Zidane preferon më shumë Mbappe sesa Neyemar.

Hazard
Hazard

Objektivi i dytë është Eden Hazard, një lojtarë të cilin Zidane e kërkon prej kohësh. Pikërisht atëherë kur transferimi i belgut dukej i sigurt, FIFA i vendosi bllokadë merkatos se Chelseat duke e ndërlikuar ndjeshëm transferimin e tij në Madrid.

Pogba
Pogba

Së fundmi në skenë ka dalë dhe Pogba, i vetë ofruar publikisht, dëshira e tij për tu bashkuar me Zidane tek Real Madrid është shumë e madhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb