TIRANË
Ish-deputeti i PD Klevis Balliu tha nga protesta se ka ardhur koha të shpëtojmë vendin nga ky uzurpator. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të ikë duke e cilësuar pushtues.
“Ka ardhur koha të shpëtojmë vendin tonë nga ky uzurpator. Aty ku i ke prekur ti qytetarët shqiptarë Edi Rama nuk i ka prekur askush. Tek shtëpia dhe fëmija. Së shpejti shqiptarët do të nxjerrin dhe do të shkosh para dyerve të gjykatave. Ti nuk je asgjë tjetër veçse pushtuesi i atij karrigeje”, tha Balliu para protestuesve.
(BalkanWeb)
