KORÇË
Ky është momenti kur një person që duket në moshë të re, i veshur me të zeza hyn në pikën e Western Union në lagjen 10 në Korçë për të grabitur. Ai mban në dorë një mjet që ngjason me thikë dhe futet brenda dyqanit.
Në ekran ora duket 9:00 e 20 sekonda kur ai shfaqet në rrugë dhe duke ecur qetë futet brenda pas 6 sekondash ku qëndron disa minuta deri sa merr paratë dhe del. Por ky moment nuk shfaqet.
Janë kamerat e sigurisë së një objekti tjetër që ndodhet në të njëjtën rrugë me dyqanin e grabitur. Policia tha se autori ishte i maskuar dhe ka kërcënuar me thikë punonjësen duke marrë një shumë parash.
(m.k/BalkanWeb)