“Associated Press” në vazhdën e publikimit të videove të arkivit nga Shqipëria e viteve ’90të ka publikuar edhe një filmim të rrallë të lirimit të Nexhmije Hoxhës nga burgu.
Ajo u lirua më 10 janar të vitit 1997, në moshën 75vjeçare. Siç shihet edhe në video, Nexhmije Hoxha pritet jashtë hekurave nga nusja e saj e djalit të saj, Liljana Hoxha, e cila ndryshe nga takimi i përzemërt pas lirimit, e ka kritikuar ashpër vitet e fundit.
Nexhmije Hoxha, e cila u arrestua në dhjetor të vitit 1991, u dënua me 11 vjet burg për korrupsion. Nga videoja, duket se Nexhmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore, e dhe pas viteve të tëra në burg.
Ajo shfaqet edhe në shtëpi, e rrethuar nga familjarët dhe librat e ishdiktatorit Enver Hoxha.
Nexhmije Hoxha bëri vetëm 5 vjet burg nga 11, pasi përfitojë nga amnistitë e ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal.
(BalkanWeb)
