TIRANE
Ministra e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në ceremoninë kushtuar 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka komentuar rolin e aleancës strategjike në vendin tonë. Xhaçka u shpreh se për shqiptarët, NATO është një rikthim në shtëpi.
“Për të përmbushur detyrimet e tona si vend anëtar i Natos. Për shqiptarët NATO është aleanca që i solli lirinë në Kosovë, 20 vjet më parë. Për shqiptarët anëtarësimi në NATO ishte një rikthim në shtëpi.
10 vite më parë më kujtohej kur diskutohej mbështetja e NATO-s për shqiptarët, shumë nuk e kuptonin se anëtarësimi kishte edhe koston e veta. Siç e theksova për ne anëtarësimi në NATO është anëtarësimi në një vend që ndan të njëjtat vlerat me ne.
Shqipëria po feston një tjetër vit të anëtarësimit në NATO. Ja kemi dalë t’i provojmë të gjithë skeptikëve që e kanë gabim. “-u shpreh Xhaçka
(BalkanWeb)
