ARABI-Autoritetet arabosaduite kanë njoftuar se dy pilotë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të forcave të koalicionit në rajonin Xhazan, në kufi me Jemenin.

Komanda e Forcave të Përbashkëta (forcat e koalicionit) në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA ka theksuar se: “Pilotët Ali bin Muhammed el-Karni dhe Nasır bin Muhammed el-Harsi, kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit të tipit “Apache”, brenda të cilët ndodheshin për të zbatuar detyrën për të mbrojtur atdheun nga kryengritësit, që cenojnë kufijtë e vendit “.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se është duke u hetuar shkaku i rrëzimit të helikopterit.
Forcat e koalicionit, që nga fillimi i operacioneve në Jemen e deri më tani kanë njoftuar për herë të parë rrëzimin e një helikopteri dhe vdekjen e pilotëve, raporton Trt.
Ndërsa në lajmin e kanalit televiziv El-Mesira, që është i lidhur me Lëvizjen Shiite Ensarullah (Huthi) është pretenduar se helikopteri “Apache” është rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga Huthitë.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb