Mediat italiane raportojnë se dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Forli, pasi u kapën me një valixhe, ku brenda kishte marijuanë. Në pranga fillimisht u vendos edhe e dashura e njërit prej shqiptarëve, një shtetase rumune, e cila më vonë u la e lirë.
Ata u gjykuan për trafik të lëndëve narkotike. Policia i kishte kapur shqiptarët me pak gramë marijuanë, ndërsa pasi kanë bërë kontroll në banesën ku jetonin, kanë gjetur më shumë drogë. Vajza rumune u lirua, kurse ndaj shqiptarëve gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
(D.Xh/ BalkanWeb)