Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ai i kërkon llogari ministrit të Brendshëm Sandër LLESHAJ, QË SIPAS Spahisë ka për detyrë të ruajë sigurinë dhe jetët e qytetarëve. Por ndërsa kjo nuk ndodh, sipas tij është mirë që Lleshaj dhe qeveria Rama të shporren.

Statusi i plotë

KU JE FSHEHUR SANDER LLESHAJ?
E shtuna nis me dy te vrare ne Shkoder! Pasiguri ne qytet edhe diten per diell! Sot policia angazhohet me urdher politik, per ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, qe kane trembur keq kryeministrin, e nuk arrin te beje detyren kryesore: sigurine e jetes se qytetarit! Sander Lleshaj nese ke kaq merak friken e kryeministrit, behu bodyguard i tij, por edhe per ate pak kohe qe do jesh ne postin e ministrit te brendshem, siguria e qytetareve duhet te jete prioriteti! Edhe si statistika keto raste jane te frikshme per qytetaret! Eshte koha te shporreni!#SiguriPerQytetaret

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb