Ndërsa në Parlamentin e braktisur nga opozita, PD dhe LSI-së po vijojnë të ulen deputetët zëvendësues një replikë në disatancë është zhvilluar mes një të majti dhe një të djathti.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi përmes një statusi në Facebook thotë se deputetët zëvendësues janë e vetmja zgjidhje për ngërçin e krijaur politik. Por ndryshe nga ai mendon kreu i demokristianëve, Nard Ndoka. Në mesin e atyre që e kanë lënë tashmë mandatit, Ndoka e ka quajtur postimin e Koçit si “meme për 1 prill”.

Kohët e fundit replikat mes Koçit e Ndokës kanë qënë të shpeshta në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Koçi në lidhje me situatën aktuale politike, shkruante se opozita duhet të ndalojë hapat e të ecë përpara. Ndërkohë nga ana tjetër Ndoka i kundërpërgjigjej, duke i thënë të mos shkruajë në rrjetet sociale në orar të punës, pasi i është besuar siguria kombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb