Një kontenier i mbushur me mallra “firmato” si syze të markave të ndryshme, çanta e portofola është bllokuar sot në doganën e Durrësit.
Referuar burimeve konfidenciale në port, gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se mallrat vinin nga Kina dhe rezultonin të ishin mallra të thjeshta në deklarime, por pas kontrollit u zbulua se bëhej fjalë për falsifikimin e firmave të mëdha botërore.
Pra, mallrat do hynin në treg si origjinale në një kohë që janë të falsifikuara.
(m.a/BalkanWeb)