TIRANE

Zv.ndihmës sekretari amerikan Methju Palmer mbërrin në Tiranë javën e ardhshme. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se zv.ndihmës sekretari amerikan Palmer më 8 Prill mbërrin në Tiranë. Vizita e Palmer në Tiranë, si pjesë e një vizite rutinë në Ballkan.

Vizita e Palmer në Shqipëri vjen në një kohë kur situata politike në vend vijon të jetë mjaft e tensionuar. Opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend.

Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpesh herë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë të pranishme në terren, për mbarëvartjen e situatës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb