Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili poston një foto të Musolinit të varur me anë të së cilës ka një mesazh për kryeminsitrin e vendit Edi Rama, që sipas tij, ka deklaruar nga Librazhdi se do bëhet si Musolini e do shkrijë partitë e tjera.
Vasili thotë se historia e Musolinit e ka edhe një fund, dhe e fton Ramën ta shohë mirë foton e të mendohet.
STATUSI I PLOTE I VASILIT
Edi Rama di fillimin,por po i kujtojme dhe fundin.
Nga Librazhdi Edi Rama deklaroi se do behet si Musolini dhe do shkrije parti e do beje hatane si ai.
Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historise.
Por historia e Musolinit ka edhe nje fund,pikerisht ne Piazzale Loreto ne Milano, ku se bashku me Clareta Petaccin e varen me koke poshte.
Le ta shohe foton e Musolinit kokeposhte e me litar ne qafe dhe le te mendohet pakez…
(m.a/BalkanWeb)
