Pasi Komisioni i Posaçëm i Apelimit i hoqi të drejtën të jetë përfaqësuese ligjore e motrës së saj Rovena Gashit, ish-prokurores që kërkon rikthimin në detyrë, flet Ema Gashi.
Sipas saj, Komisioni i Posaçëm i Apelimit i ka hequr një të drejtë procedurale që e njeh ligji.
“KPA kufizoi të drejtën e subjektit për ndihmës ligjor. Sipas ligjit, ndihmës i subjektit mund të jetë kushdo”,- shprehet ajo.
Kolegji vleresoi sot të mos legjitimojë Ema Gashin si ndihmëse ligjore të Rovena Gashit, të cilës iu këshillua një avokat. Pritet që seanca e radhës e rigjykimit të mbahet më 23 Prill.
(m.a/BalkanWeb)