Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Politeknik në Tiranë u shpreh se qeveria e ardhshme do të anulojë kontratat për 2 oligarkë.
Basha tha se paratë nga anulimi i kontratave do të shkojnë për projekte që nxinin punësimin.
“Qeveria duhet të ndajë fonde dhe qeveria e ardhshme do të ndajë fonde dhe ju jap fjalën se qeveria e ardhshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut. Fondet që do të ndahen për këtë janë vetëm një fraksion i fondeve që kjo qeveri harxhon vetëm për dy oligarkë. Vetëm për dy oligarkë!
Një prej vendimeve të para do të jetë anulimi i kontratave, jo vetëm i dy oligarkëve, por të gjithë oligarkëve dhe rikthimi këtyre parave në politika që nxisin punësimin, kualifikimin e rinisë dhe shanset dhe mundësitë që rinia paralelisht me kualifikimet të punësohet këtu në Shqipëri”, tha Basha.
Lulzim Basha nënvizoi se qeveria e ardhme e drejtuar prej tij do të bëjë një lidhje koherente mes universiteteve dhe tregut të punës, duke drejtuar studentët më së miri në tregun e punës.
(d.xh/ BalkanWeb)