Partia në pushtet në Hungari, Fidesz, do t’i kërkojë Parlamentit autorizimin e vendosjes së ushtrisë në kufij me Serbinë për të ndihmuar në bllokimin e valës së migrantëve, njoftoi sot një nga përgjegjësit e saj.
“Qeveria kërkon të ketë mundësinë që të përdorë ushtrinë për çështje të lidhura me mbrojtjen e kufirit dhe me migrimin”, deklaroi Szilard Nemeth, zëvendëspresident i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, dhe anëtar i Fidesz, partia e presidentit Viktor Orban.
“Migrantët ilegalë po bëhen gjithnjë e më shumë agresivë, ne nuk mund të tolerojmë atë që ndodhi në Roszke, ne nuk mund ta pranojmë këtë agresion”, theksoi Nemeth gjatë një konference për shtyp.
Të martën policia hungareze përdori gaz lotsjellës për të penguar migrantët që të largohen nga qendra e trajtimit të migrantëve në Roszke, pranë kufirit me Serbinë, ndërkohë që ata refuzonin të jepnin gjurmët e gishtave.
(g.b/BalkanWeb)
