Huan Mata, lojtari i cili u la në stol përballë Barcelonës në Champions League mund të kalojë tek këta të fundit, bëjnë me dije mediat në Spanjë. Sipas mediave, lojtari do të largohet në verë nga Mançester Junajtid.
“Cadena SER” raporton se babai i futbollistit, i cili luan njëkohësisht edhe rolin e përfaqësuesit të tij, është ulur në tavolinë e bisedimeve me drejtuesit katalanas duke i shprehur gatishmërinë që të kalojë futbollistin në radhët e tyre. Por ai mori përgjigje që përtej interesit, katalanasit nuk e kishin si prioritet për momentin.
BalkanWeb
