U organizua sot aktiviteti shkencor me temë: Impakti i një sistemi mbështetës për vendimmarrjen klinike në alergologji. Një event që u mbajt nga Shërbimi i alergologjisë dhe imunologjisë klinike, Universiteti Mjekësor i Tiranës, Universiteti Sharite në Berlin dhe Shoqata Shqiptare e Alergjisë, Astmës dhe imunologjisë klinike.
Në këtë aktivitet u paraqitën rezultatet e një studimi shkencor 2 vjecar mbi vlerën e disa metodave inovative në përcaktimin e alergjenit polenik përgjegjës të patologjisë alergjike.
Ky aktivitet shkencor vjen në Shqipëri me synimin për të paraqitur dhe implemntuar në alergologjinë shqiptare rezultatet e një studimi europian multicentrik të realizuar nga universitete në shtatë vende të Europës mesdhetare si Spanja, Portugalia, Franca, Italia, Shqipëria, Greqia dhe Turqia.
Ky aktivitet shkencor u mundësua nga rrjeti laboratorik Intermedica dhe SwissMed.
