SHBA

Një adoleshent akuzohet për vrasjen e gjyshërve dhe për akuzën, ai do të dalë në gjykatë. Policia tha se viktima të adoleshentit janë gjyshërit e tij Dennis dhe Letha Kraus.

Nipi i tyre, Aleksandër Kraus akuzohet për dy akuza për vrasje të shkallës së parë. 17-vjeçari është duke u mbajtur në burgun e Outagamie County, në pritje të një paraqitjeje në gjykatë, shkruajnë mediat amerikane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Trupat e Dennis dhe Letha Kraus u gjetën në banesë. Aleksandër, pavarësisht vrasjes së dyfishtë, mësohet se ka bashkëpunuar me hetuesit për vrasjet që ka kryer. Djali iu kishte thënë hetuesve se kishte planifikuar edhe sulm ndaj shkollës së tij.

Policia është e bindur se të gjitha veprimet kriminale, Aleksandër Kraus i kishte planifikuar i vetëm. Hetuesit akoma nuk kanë gjetur ndonjë arsye për vrasjen e dyfishtë dhe sulmin e planifikuar në shkollë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb