Pas kthimit nga samiti i Vjenës, kryeministri Edi Rama ka parashikuar një mbledhje ditën e nesërme me deputetët e Tepelenës dhe Vlorës për të diskutuar lidhur me trafikun e kanabisit.

Mbledhja vjen pak ditë pasi një avion që transportonte drogë nga Shqipëria në Itali është kapur në Brindisi, ndërsa në pranga kanë rënë 14 shqiptarë.

Ministria e Punëve të Brendshme nisi një aksion në Tepelenë, Dukagjin, për shkatërrimin e parcelave të kanabisit duke sekuestruar qindra rrënjë kanabis, por ndërkohë asnjë autor nuk është vënë në pranga.

Pas shkatërrimit të parcelave në Dukagjin, Tepelena dhe Vlora mbeten dy zonat më problematike të kultivimit të bimëve narkotike.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: