Trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë ka ndërhyrë në pyetjen që gazetarët i drejtuan presidentin Armand Duka në lidhje me termat financiarë të kontratës. “Dua të sqaroj diçka. Kam shumë vite që jam trajner dhe paratë në këtë rast kalojnë në plan të dytë”, ka bërë të ditur Reja. Trajneri zbuloi më parë se ka firmosur deri në nëntor të këtij viti me opsion rinovimi në bazë të arritjeve sportive të skuadrës kuqezi.
(balkanweb)
