PARIS
Mediat tabloide angleze raportojnë për një imazh të pazakontë që është shfaqur në kohën që Katedralja e Notre Dame kishte marrë flakë dhe po digjej.
Një grua pretendon se në imazhet që duken, mes flakëve shfaqet imazhi i Jezu Krishtit.
Skocezja Lesley Rowan po lexonte me kërshëri dhe dëshpërim ngjarjen, kur ajo vuri re se imazhi i Krishtit shfaqej në fotot e djegies së Katedrales. Lesley posti fotot në rrjetet sociale.
Ajo edhe i qarkoi imazhet e Jezusit, për ta bërë më të besueshme në sytë e njerëzve se mes flakëve të Katedrales në Paris ishte vetë Jezusi.
Shikoni fotot dhe nxirreni vetë përfundimin nëse gruaja ka apo jo të drejtë.
(d.xh/ Balkanweb)
